-
-
Bibla Shqiptare
-
-
3
|2 Corintios 6:3|
Ne nuk japim asnjë shkas për skandal në asnjë gjë, që të mos shahet shërbesa jonë;
-
4
|2 Corintios 6:4|
por në çdo gjë e rekomandojmë veten tonë si shërbëtorë të Perëndisë në shumë vuajtje, në shtrëngime, në nevoja, në ngushtica,
-
5
|2 Corintios 6:5|
në rrahje, në burgosje, në kryengritje, në mundime, në të pafjetura, në agjërime,
-
6
|2 Corintios 6:6|
me pastërti, me njohuri, me durim, me mirësi, me Frymën e Shenjtë, me dashuri jo të shtirur,
-
7
|2 Corintios 6:7|
me fjalën e së vërtetës, me fuqinë e Perëndisë, me armët e drejtësisë në të djathtë dhe në të majtë,
-
8
|2 Corintios 6:8|
në lavdi dhe në çnderim, me emër të mirë dhe me emër të keq;
-
9
|2 Corintios 6:9|
si gënjeshtarë, por të vërtetë; si të panjohur, por të njohur; si njerëz që vdesin, por ja, jetojmë; si të ndëshkuar, por jo të vrarë;
-
10
|2 Corintios 6:10|
si të brengosur, por gjithmonë të gëzuar; si të varfër, por shumë veta i bëjmë të pasur; si njerëz që s´kanë kurrgjë, por kanë gjithçka.
-
11
|2 Corintios 6:11|
Goja jonë u hap për ju, o Korintas, zemra jonë u bë e gjërë.
-
12
|2 Corintios 6:12|
Ju nuk jeni ngushtë në ne, por ju jeni të ngushtë në zemrat tuaj.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7