-
-
Bibla Shqiptare
-
-
13
|2 Corintios 6:13|
Por në shkëmbim po ju flas si fëmijve, bëhuni të gjërë edhe ju.
-
14
|2 Corintios 6:14|
Mos hyni në një zgjedhë bashkë me të pabesët, sepse ç´lidhje ka drejtësia me paudhësinë? Dhe çfarë afrie ka drita me terrin?
-
15
|2 Corintios 6:15|
Dhe ç´harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ç´pjesë ka besimtari me jobesimtarin?
-
16
|2 Corintios 6:16|
Dhe çfarë marrëveshje ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë së gjallë, sikurse tha Perëndia: "Unë do të banoj në mes tyre, dhe do të ec ndër ta; do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im'.
-
17
|2 Corintios 6:17|
Prandaj "dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotë Zoti, dhe mos prekni asgjë të ndyrë, dhe unë do t´ju pranoj,
-
18
|2 Corintios 6:18|
dhe do të jem si një Atë për ju, dhe ju do të jeni për mua si bijtë e bijat, thotë Zoti i Plotfuqishëm'.
-
1
|2 Corintios 7:1|
Duke i pasur këto premtime, o të dashur, le ta pastrojmë veten nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës dhe ta përfundojmë shenjtërimin tonë në druajtjen e Perëndisë.
-
2
|2 Corintios 7:2|
Na pranoni; ne nuk i kemi bërë padrejtësi askujt, nuk kemi korruptuar askënd, nuk ia hodhëm askujt.
-
3
|2 Corintios 7:3|
Këtë nuk e them për dënim, sepse që më parë iu thashë se jeni në zemrat tona për të vdekur bashkë dhe për të jetuar bashkë.
-
4
|2 Corintios 7:4|
Jam shumë i hapur me ju dhe kam me se të mburrem për ju; jam plot me ngushullim dhe jam jashtë mase i gëzuar në gjithë shtrëngimin tonë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7