- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Daniel 11:21|
									Në vend të tij do të dalë një njeri i neveritshëm, që nuk do të ketë dinjitet mbretëror; ai do të vijë paqësisht, por do ta shtjerë në dorë mbretërinë me intriga.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Daniel 11:22|
									Para tij forcat e mëdha do të thyhen dhe do të shkatërrohen, po ashtu edhe kreu i një aleance.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Daniel 11:23|
									Menjëherë pasi të ketë lidhur një aleancë me të, ai do të veprojë me pabesi dhe do të arrijë në pushtet me pak njerëz.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Daniel 11:24|
									Ai do të hyjë në mënyrë paqësore edhe në pjesët më të pasura të krahinës dhe do të bëjë atë që nuk kishin bërë kurrë as etërit e tij as etërit e etërve të tij; do të shpërndajë midis tyre plaçkë,  plaçkën e luftës dhe pasuritë dhe do të hartojë  plane kundër fortesave, por vetëm për një kohë.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Daniel 11:25|
									Me një ushtri të madhe do t´i nxitë forcat e tij dhe zemrën e tij kundër mbretit të jugut. Mbreti i jugut do të futet në luftë me një ushtri të madhe dhe shumë të fuqishme, por nuk do të mund të rezistojë,  sepse do të kurdisen komplote kundër  tij.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Daniel 11:26|
									Vetë ata që hanë bashkë me të do ta shkatërrojnë; ushtria e tij do të thyhet dhe shumë do të bien të vrarë.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Daniel 11:27|
									Zemra e këtyre dy mbretërve do të drejtohet për të bërë keq; ata do të flasin gënjeshtra të ulur në të njëjtën tryezë, por gjëja nuk do të ketë sukses, sepse fundi do t´u vijë në kohën e caktuar.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Daniel 11:28|
									Duke u kthyer në vendin e tij me pasuri të mëdha, zemra e tij do të vihet kundër besëlidhjes së shenjtë; kështu ai do të kryejë qëllimet e tij dhe pastaj do të kthehet në vendin e tij.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Daniel 11:29|
									Në kohën e caktuar ai do të dalë përsëri kundër jugut, por këtë herë të fundit puna nuk do t´i vejë mbarë si herën e parë,									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Daniel 11:30|
									sepse anijet e Kitimit do të vijnë kundër tij; prandaj ai do të trembet, do të zemërohet përsëri kundër besëlidhjes së shenjtë dhe do të zbatojë planet e tij; kështu përsëri do të merret vesh me ata që kanë braktisur besëlidhjen e shenjtë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18