- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									31
									 
									 
									|Daniel 11:31|
									Forca të dërguara prej tij do të ngrihen për të përdhosur shenjtëroren fortesë, do të ndalojnë flijimin e përditshëm dhe do të bëjnë veprime të neveritshme që shkaktojnë shkretim.									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Daniel 11:32|
									Me lajka ai do të korruptojë ata që veprojnë pabesisht kundër besëlidhjes; por populli i atyre që njohin Perëndinë e tyre do të tregojë qëndresë dhe do të veprojë.									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Daniel 11:33|
									Ata që kanë dituri midis popullit do të udhëzojnë shumë të tjerë, por për një kohë të shkurtër do të bien nga shpata, nga zjarri, nga mërgimi dhe nga plaçkitja.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Daniel 11:34|
									Kur do të rrëzohen, do t´u jepet pak ndihmë, por shumë njerëz do të bashkohen me ta pa qenë të sinqertë.									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|Daniel 11:35|
									Disa nga ata që kanë dituri do të bien, me qëllim që të përsosen, të pastrohen dhe të zbardhen deri në kohën e mbarimit, sepse kjo do të ndodhë në kohën e caktuar.									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|Daniel 11:36|
									Pastaj mbreti do të veprojë si të dojë, do të lartohet, do të hyjnizohet përmbi çdo perëndi dhe do të thotë gjëra të habitshme kundër Perëndisë të perëndive; do të ketë sukses deri sa të mbushet kupa  e indinjatës, sepse ajo që është dekretuar  do të bëhet.									
									    
								 
- 
									
									37
									 
									 
									|Daniel 11:37|
									Ai nuk do të tregojë respekt për Perëndinë e etërve të tij dhe për dëshirën e grave; nuk do të ketë respekt për asnjë perëndi, sepse do të hyjnizojë veten përmbi të gjithë.									
									    
								 
- 
									
									38
									 
									 
									|Daniel 11:38|
									Por në vend të tyre ai do të nderojë perëndinë e fortesave dhe do të nderojë me ar, me argjend, me gurë të çmuar dhe me gjëra të këndshme, një perëndi, që etërit e tij nuk e njohën.									
									    
								 
- 
									
									39
									 
									 
									|Daniel 11:39|
									Ai do të veprojë kundër fortesave më të fortifikuara me ndihmën e një perëndie të huaj; do të mbushë me të mira ata që do ta njohin, do të bëjë që të sundojnë mbi shumë njerëz dhe do t´u japë toka si shpërblim.									
									    
								 
- 
									
									40
									 
									 
									|Daniel 11:40|
									Në kohën e fundit mbreti i jugut do të ndeshet me të, mbreti i veriut do të dalë kundër tij si një shakullimë, me qerre dhe kalorës dhe me shumë anije; do të depërtojë në vendet, do t´i përmbytë dhe do të kalojë tutje.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18