- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Daniel 3:21|
									Atëherë këta tre burra i lidhën dhe, me pantallonat e tyre, me tunikën e tyre dhe me gjitha mbulesën e tyre të kokës dhe i hodhën në mes të furrës me zjarr përvëlues.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Daniel 3:22|
									Por me qenë se urdhëri i mbretit ishte i rreptë dhe furra ishte jashtëzakonisht e mbingrohur, flaka e zjarrit vrau njerëzit që kishin hedhur në të Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Daniel 3:23|
									Dhe këta tre burra, Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego, ranë të lidhur në mes të furrës me zjarr përvëlues.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Daniel 3:24|
									Atëherë mbreti Nebukadnetsar, i habitur, u ngrit me nxitim dhe filloi t´u thotë këshilltarëve të tij: "Nuk i kemi hedhur tre burrat të lidhur në mes të zjarrit?". Ata u përgjigjën dhe i thanë mbretit: "Sigurisht, o mbret".									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Daniel 3:25|
									Ai foli përsëri: "Ja, unë po shoh katër burra të palidhur, që ecin në mes të zjarrit, pa pësuar asnjë dëm; dhe pamja e të katërtit i përngjan asaj të një biri të Perëndisë".									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Daniel 3:26|
									Pastaj Nebukadnetsari iu afrua grykës së furrës me zjarr përvëlues dhe filloi të thotë: "Shadrak, Meshak dhe Abed-nego, shërbëtorë të Perëndisë Më të Lartë, dilni dhe ejani këtu". Atëherë Shadraku,  Meshaku dhe Abed-nego dolën nga mesi i zjarrit.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Daniel 3:27|
									Pastaj satrapët, prefektët, qeveritarët dhe këshilltarët e mbretit u mblodhën për të vërejtur këta burra: zjarri nuk kishte patur asnjë fuqi mbi trupin e tyre, flokët e kokës së tyre nuk ishin djegur,  mantelet e tyre nuk ishin dëmtuar dhe as  era e zjarrit nuk ishte shtruar mbi ta.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Daniel 3:28|
									Nebukadnetsari filloi të thotë: "Qoftë i bekuar Perëndia i Shadrakut, i Meshakut dhe i Abed-negos, që ka dërguar engjëllin e tij dhe ka çliruar shërbëtorët e tij, që kanë pasur besim tek ai; ata									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Daniel 3:29|
									Prandaj unë dekretoj që kushdo, cilitdo populli, kombi o gjuhe që t´i përkasë, që do të flasë keq për Perëndinë e Shadrakut, të Meshakut dhe të Abed-negos, të pritet copë-copë dhe shtëpia e tij të  katandiset në një vend plehrash, sepse nuk ka  asnjë perëndi që mund të të shpëtojë në këtë mënyrë".									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Daniel 3:30|
									Atëherë mbreti bëri që Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego të kenë mbarësi në krahinën e Babilonisë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18