- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Daniel 3:1|
									Mbreti Nebukadnetsar urdhëroi të ndërtohet një figurë prej ari, e lartë gjashtëdhjetë kubitë dhe e gjerë gjashtë kubitë, dhe e ngriti në fushën e Duras, në krahinën e Babilonisë.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Daniel 3:2|
									Pastaj mbreti Nebukadnetsar dërgoi njerëz të mbledhin satrapët, prefektët, qeveritarët, gjykatësit, nëpunësit e thesarit, këshilltarët e shtetit, ekspertët e ligjit dhe tërë autoritetet e krahinave,  me qëllim që të vinin në përurimin e figurës  që mbreti Nebukadnetsar kishte ngritur.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Daniel 3:3|
									Atëherë satrapët, prefektët dhe qeveritarët, gjykatësit, nëpunësit e thesarit, këshilltarët e shtetit, ekspertët e ligjit dhe tërë autoritetet e krahinave u mblodhën bashkë për përurimin e figurës  që kishte ngritur mbreti Nebukadnetsar, dhe  qëndruan në këmbë përpara figurës që Nebukadnetsari kishte ngritur.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Daniel 3:4|
									Pastaj kasneci thirri me zë të lartë: "Juve, popuj, kombe dhe gjuhë, ju jepet urdhër që,									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Daniel 3:5|
									sapo të dëgjoni zërin e bririt, të flautit, të qestes, të lirës, të salterit, të gajdes dhe të çdo lloji vegle, të bini përmbys për të adhuruar figurën prej ari që ka ngritur mbreti Nebukadnetsar;									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Daniel 3:6|
									kushdo që nuk do të bjerë përmbys për të adhuruar, do të hidhet menjëherë në mes të një furre zjarri përvëlues".									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Daniel 3:7|
									Kështu, me të dëgjuar tërë popujt zërin e bririt, të flautit, të qestes, të lirës, të salterit dhe të çdo lloji vegle, tërë popujt, kombet dhe gjuhët ranë përmbys dhe adhuruan figurën e artë, që mbreti Nebukadnetsar kishte ngritur.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Daniel 3:8|
									Për këtë arësye në atë çast, disa Kaldeas dolën dhe paditën Judejtë;									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Daniel 3:9|
									duke marrë fjalën, i thanë mbretit Nebukadnetsar: "O mbret, jetofsh për jetë!									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Daniel 3:10|
									Ti, o mbret, ke nxjerrë një dekret, në bazë të të cilit kushdo që ka dëgjuar zërin e bririt, të flautit, të qestes, të lirës, të salterit, të gajdes dhe të çdo lloji vegle duhet të bjerë përmbys për të adhuruar figurën e artë;									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18