- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									13
									 
									 
									|Daniel 10:13|
									Por princi i mbretërisë së Persisë më kundërshtoi njëzetenjë ditë; por ja, Mikaeli, një nga princat e parë, më erdhi në ndihmë, sepse kisha mbetur atje me mbretin e Persisë.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Daniel 10:14|
									Dhe tani kam ardhur të të bëj të kuptosh atë që do t´i ndodhë popullit tënd në mbarim të ditëve; sepse vegimi ka të bëjë me një kohë të ardhme".									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Daniel 10:15|
									Ndërsa më fliste në këtë mënyrë, ula fytyrën për tokë dhe mbylla gojën.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Daniel 10:16|
									Dhe ja, dikush që i ngjante një biri njeriu më preku buzët. Atëherë hapa gojën, fola dhe i thashë atij që më rrint përpara: "Imzot, për këtë vegim më kanë zënë spazmat dhe fuqitë m´u ligështuan.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Daniel 10:17|
									Dhe si mund të fliste një shërbëtor i tillë i zotit tim me një imzot të tillë, sepse tani fuqitë më kanë braktisur dhe më mungon madje edhe frymëmarrja?".									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Daniel 10:18|
									Atëherë ai që i ngjante një njeriu më preku përsëri dhe më dha fuqi,									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Daniel 10:19|
									dhe tha: "O njeri që të duan shumë, mos ki frikë, paqja është me ty; mblidh forcat e tua, po, mblidh forcat e tua". Mbasi më foli, unë fitova forcë dhe i thashë: "Le të flasë zoti im, sepse ti më ke dhënë forcë".									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Daniel 10:20|
									Pastaj më tha: "A e di përse kam ardhur këtu pranë teje? Tani do të kthehem të luftoj kundër princit të Persisë; dhe kur të dal, ja, do të vijë princi i Javanit.									
									    
								 
- 
									
									21
									 
									 
									|Daniel 10:21|
									Por unë do të të bëj të njohur atë që është shkruar në librin e së vërtetës; dhe nuk ka njeri që të sillet trimërisht me mua kundër tyre përveç Mikaelit, princit tuaj".									
									    
								 
- 
									
									1
									 
									 
									|Daniel 11:1|
									Gjatë vitit të parë të Darit, Medasit, unë vetë qëndrova pranë tij për ta përkrahur dhe për ta mbrojtur.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18