- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									12
									 
									 
									|Daniel 11:12|
									Kur turmën do ta kenë çuar tutje, zemra e tij do të mbushet me krenari; do të mposhtë me mijëra, por nuk do të jetë më i fortë.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Daniel 11:13|
									Në fakt mbreti i veriut do të mobilizojë përsëri një turmë edhe më të madhe se e mëparshmja, dhe pas një kohe të shkurtër do të përparojë me siguri me një ushtri të madhe dhe me pajime të shumta.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Daniel 11:14|
									Në atë kohë shumë njerëz do të ngrihen kundër mbretit të jugut; edhe disa burra të dhunshëm të popullit tënd do të ngrihen për të realizuar vegimin, por do të rrëzohen.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Daniel 11:15|
									Atëherë do të vijë mbreti i veriut, do të ngrerë një ledh dhe do të shtjerë në dorë një qytet të fortifikuar. Forcat e jugut nuk do të mundin t´i rezistojnë; as trupat e zgjedhura nuk do të kenë forcën për t´i rezistuar.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Daniel 11:16|
									Ai që i ka ardhur kundra do të bëjë çfarë të dojë, dhe askush nuk do të mund t´i rezistojë; ai do të ndalet në vendin e lavdishëm duke pasur pushtet të shkatërrojë çdo gjë.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Daniel 11:17|
									Pastaj do të vendosë të vijë me forcat e gjithë mbretërisë së tij, duke ofruar kushte të ndershme paqeje, dhe kështu ka për të bërë. Do t´i japë të bijën për grua për ta korruptuar, por ajo nuk do  të mbajë anën e tij dhe nuk do ta favorizojë  atë.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Daniel 11:18|
									Pastaj do t´u drejtohet ishujve dhe do të shtjerë në dorë shumë prej tyre, por një komandant do të bëjë që të marrë fund arroganca e tij, duke bërë që ajo të bjerë mbi të.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Daniel 11:19|
									Pastaj do të kthehet drejt fortesave të vendit të vet, por do të pengohet, do të rrëzohet dhe nuk do të gjendet më.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Daniel 11:20|
									Në vend të tij do të dalë dikush që do të dërgojë një tagrambledhës për lavdinë e mbretërisë; por brenda pak ditëve ai do të zhduket, por jo në zemërim a në betejë.									
									    
								 
- 
									
									21
									 
									 
									|Daniel 11:21|
									Në vend të tij do të dalë një njeri i neveritshëm, që nuk do të ketë dinjitet mbretëror; ai do të vijë paqësisht, por do ta shtjerë në dorë mbretërinë me intriga.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18