- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Deuteronomio 28:21|
									Zoti do të bëjë që të të zërë murtaja, deri sa të konsumohesh prej saj në vendin ku je duke hyrë për ta pushtuar.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Deuteronomio 28:22|
									Zoti do të godasë me ligështim, me ethe, me mahisje, me vapë djegëse, me shpatë, me plasje dhe vrug, që do të ndjekin deri në shkatërrimin tënd.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Deuteronomio 28:23|
									Qielli mbi kokën tënde do të jetë prej bakri dhe toka poshtë teje do të jetë prej hekuri.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Deuteronomio 28:24|
									Zoti do ta kthejë shiun e vendit tënd në rërë dhe pluhur, që do të bien mbi ty deri sa të shkatërrohesh.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Deuteronomio 28:25|
									Zoti do të të braktisë në disfatë dhe në masakër para armiqve të tu; do të dalësh kundër tyre nga një rrugë dhe do të largohesh prej tyre duke ua mbathur nëpër shtatë rrugë; dhe kështu do të bëhesh  një objekt urrejtjeje nga ana e të gjitha  mbretërive të dheut.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Deuteronomio 28:26|
									Kufomat e tua do t´u shërbejnë si ushqim tërë zogjve të qiellit dhe kafshëve të tokës, dhe askush nuk ka për t´i përzënë.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Deuteronomio 28:27|
									Zoti do të të godasë me ulcerën e Egjiptit, me hemorroidet, me zgjeben dhe me qerren, sëmundje nga të cilat nuk do të mund të shërohesh.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Deuteronomio 28:28|
									Zoti do të të godasë me marrëzinë, me verbërinë dhe me shushatjen e zemrës;									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Deuteronomio 28:29|
									dhe do të ecësh me tahmin në mes të ditës, ashtu si ecën i verbëri në errësirë; nuk do të kesh mbarësi në rrugët e tua, por do të jesh vetëm i shtypur dhe i zhveshur vazhdimisht pa pasur ndihmën e askujt.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Deuteronomio 28:30|
									Do të fejohesh me një femër, por një burrë tjetër do të bjerë në shtrat me të; do të ndërtosh një shtëpi, por nuk do të banosh në të; do të mbjellësh një vresht, por nuk do të mbledhësh rrushin e tij.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18