-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
41
|Deuteronomio 28:41|
Do të të lindin bij dhe bija, por nuk do të jenë të tutë, sepse do të shkojnë në skllavëri.
-
42
|Deuteronomio 28:42|
Tërë pemët e tua dhe frytet e tokës sate do të jenë pre nga karkalecit.
-
43
|Deuteronomio 28:43|
I huaji që ndodhet në mes teje do të ngrihet gjithnjë e më lart mbi ty dhe ti do të biesh gjithnjë e më poshtë.
-
44
|Deuteronomio 28:44|
Ai do të të japë hua, por ti nuk do t´i japësh hua atij; ai do të jetë koka dhe ti bishti.
-
45
|Deuteronomio 28:45|
Të gjitha këto mallkime do të bien mbi ty, do të të ndjekin dhe do të të zënë deri sa të shkatërrohesh, sepse nuk iu binde zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke respektuar urdhërimet dhe statutet që ai të ka urdhëruar.
-
46
|Deuteronomio 28:46|
Ato do të jenë si një shenjë dhe si një mrekulli për ty dhe pasardhësit e tu, për gjithnjë.
-
47
|Deuteronomio 28:47|
Sepse nuk i ke shërbyer Zotit, Perëndisë tënd, me gëzim dhe hare në zemër për bollëkun në çdo gjë,
-
48
|Deuteronomio 28:48|
do t´u shërbesh armiqve të tu që Zoti do të dërgojë kundr teje, në një gjendje urije, etjeje, lakuriqësie dhe mungese të çdo gjëje; dhe ai do të vërë një zgjedhë të hekurt rreth qafës sate deri sa të të shkatërrojë.
-
49
|Deuteronomio 28:49|
Zoti do të sjellë kundër teje nga larg, nga skajet e dheut, një komb të shpejtë, si shqiponja që fluturon, një komb gjuhën e të cilit ti nuk do ta kuptosh,
-
50
|Deuteronomio 28:50|
një komb me një pamje të egër që nuk do të respektojë plakun dhe nuk do të ketë mëshirë për të voglin,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13