- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									31
									 
									 
									|Deuteronomio 28:31|
									Kau yt do të vritet para syve të tu, por ti nuk do të hash mishin e tij; gomarin tënd do të ta marrin në praninë tënde dhe nuk do të ta kthejnë; delet e tua do t´ua japin armiqve të tu dhe askush nuk do të të ndihmojë.									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Deuteronomio 28:32|
									Bijtë e tu dhe bijat e tua do t´i jepen një populli tjetër; sytë e tu do të shikojnë dhe do të përgjerohen tërë ditën nga dëshira për t´i parë, dhe dora jote do të jetë pa fuqi.									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Deuteronomio 28:33|
									Një popull që ti nuk e ke njohur, do të hajë frytin e tokës sate dhe të gjithë mundit tënd, dhe pa tjetër do të jesh i shtypur dhe i dërmuar vazhdimisht.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Deuteronomio 28:34|
									Do të çmëndesh para pamjes që do të shohin sytë e tu.									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|Deuteronomio 28:35|
									Zoti do të të godasë në gjunjët dhe në kofshët me një ulcer të keqe, nga e cila nuk do të mund të shërohesh, nga tabani i këmbëve deri në majë të kokës.									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|Deuteronomio 28:36|
									Zoti do të të çojë ty dhe mbretin tënd, që e ke vënë mbi ty, në një komb që as ti, as etërit e tu, nuk e keni njohur; dhe atje do t´u shërbeni perëndive të tjera prej druri dhe prej guri;									
									    
								 
- 
									
									37
									 
									 
									|Deuteronomio 28:37|
									dhe do të bëhesh objekt habie, proverbi dhe talljeje në mes tërë popujve pranë të cilëve do të të çojë Zoti.									
									    
								 
- 
									
									38
									 
									 
									|Deuteronomio 28:38|
									Do të çosh shumë farë në arë por do të korrësh pak, sepse karkaleci do ta gllabërojë.									
									    
								 
- 
									
									39
									 
									 
									|Deuteronomio 28:39|
									Do të mbjellësh vreshta, do t´i punosh, por nuk do të pish verë as do të mbledhësh rrush, sepse krimbi do t´i hajë.									
									    
								 
- 
									
									40
									 
									 
									|Deuteronomio 28:40|
									Do të kesh ullinj në të gjithë territorin tënd, por nuk do të lyesh me vaj, sepse ullinjtë e tu do të bien.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18