-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Deuteronomio 4:1|
"Tani, pra, o Izrael, dëgjo statutet dhe dekretet që po ju mësoj, që t´i zbatoni në praktikë, të jetoni dhe të shtini në dorë vendin që Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ju jep.
-
2
|Deuteronomio 4:2|
Nuk do t´i shtoni asgjë atyre që unë ju urdhëroj dhe nuk do t´u hiqni asgjë, por zotohuni të zbatoni urdhrat e Zotit, Perëndisë tuaj, që unë ju porosis.
-
3
|Deuteronomio 4:3|
Sytë tuaj panë atë që Zoti bëri në Baal-Peor; sepse Zoti, Perëndia juaj, shkatërroi para jush të gjithë ata që kishin shkuar pas Baal-Peorit;
-
4
|Deuteronomio 4:4|
por ju që i qëndruat besnikë Zotit, Perëndisë tuaj, sot jeni të gjithë të gjallë.
-
5
|Deuteronomio 4:5|
Ja, unë ju mësova statutet dhe dekretet, ashtu si Zoti, Perëndia im, më ka urdhëruar, me qëllim që t´i zbatoni në vendin në të cilin po hyni për ta shtënë në dorë.
-
6
|Deuteronomio 4:6|
Do t´i respektoni, pra, dhe do t´i zbatoni në praktikë; sepse kjo do të jetë dituria dhe zgjuarsia juaj në sytë e popujve, të cilët, duke dëgjuar të flitet për të gjitha këto statute, kanë për të thënë: "Ky komb i madh është një popull i ditur dhe i zgjuar!".
-
7
|Deuteronomio 4:7|
Cili komb i madh ka në fakt Perëndinë aq pranë vetes, si Zotin Perëndinë tonë, që është pranë nesh sa herë e kërkojmë?
-
8
|Deuteronomio 4:8|
Cili komb i madh ka statute dhe dekrete të drejta si gjithë ky ligj që po ju vë përpara sot?
-
9
|Deuteronomio 4:9|
Vetëm kini kujdes për veten tuaj dhe tregohuni të zellshëm për shpirtin tuaj, në mënyrë që të mos harroni gjërat që sytë tuaj kanë parë dhe këto të mos largohen nga zemra juaj për të gjitha ditët e jetës suaj. Por ua mësoni bijve tuaj dhe bijve të bijve tuaj,
-
10
|Deuteronomio 4:10|
veçanërisht për ditën gjatë së cilës jeni paraqitur para Zotit, Perëndisë tuaj në Horeb, kur Zoti më tha: "Më mblidh popullin dhe ai të dëgjojë fjalët e mia, që të mësojnë të më kenë frikë gjatë të gjitha ditëve që do të jetojnë mbi tokë dhe t´ua mësojnë bijve të tyre".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13