- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Deuteronomio 4:11|
									Atëherë ju u afruat dhe u ndalët në këmbët e malit; dhe mali digjej nga flakët që ngriheshin në mes të qiellit, dhe ishte rrethuar nga terrina, nga re dhe nga një errësirë e dëndur.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Deuteronomio 4:12|
									Dhe Zoti ju foli nga mesi i zjarrit; ju dëgjuat tingëllimin e fjalëve, por nuk patë asnjë figurë; dëgjuat vetëm një zë.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Deuteronomio 4:13|
									Kështu ai ju shpalli besëlidhjen e tij, që ju porositi të respektoni, domethënë të dhjetë urdhërimet; dhe i shkroi mbi dy pllaka prej guri.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Deuteronomio 4:14|
									Dhe mua, në atë kohë, Zoti më urdhëroi t´ju mësoj statutet dhe dekretet, që t´i zbatoni në vendin ku jeni duke hyrë për t´u bërë zotër të tij.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Deuteronomio 4:15|
									Me qenë, pra se nuk patë asnjë figurë ditën që Zoti ju foli në Horeb nga mesi i zjarrit, tregoni kujdes të veçantë për shpirtërat tuaja,									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Deuteronomio 4:16|
									me qëllim që të mos shthureni dhe të mos gdhendni ndonjë shëmbëlltyrë, në trajtën e ndonjë figure: paraqitjen e një burri apo të një gruaje,									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Deuteronomio 4:17|
									paraqitjen e një kafshe që është mbi tokë, paraqitjen e një zogu që fluturon në qiell,									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Deuteronomio 4:18|
									paraqitjen e çdo gjëje që zvarritet mbi dhe, paraqitjen e një peshku që noton në ujërat poshtë tokës;									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Deuteronomio 4:19|
									sepse duke ngritur sytë në qiell dhe duke parë diellin, hënën, yjet, të tëra, domethënë tërë ushtrinë qiellore, ti të mos nxitesh të biesh përmbys përpara këtyre gjërave dhe t´u shërbesh, gjërave  që Zoti, Perëndia yt, u ka dhënë tërë popujve  që ndodhen nën të gjithë qiejtë;									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Deuteronomio 4:20|
									por Zoti ju mori dhe ju nxori nga furra e hekurt, nga Egjipti, për të qenë populli i tij, trashëgimia e tij, ashtu siç jeni sot.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18