-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Deuteronomio 4:21|
Zoti u zemërua me mua për shkakun tuaj, dhe u betua që nuk do ta kaloja Jordanin dhe nuk do të hyja në vendin e mirë që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi.
-
22
|Deuteronomio 4:22|
Kështu unë do të vdes në këtë vend pa kaluar Jordanin; ju do ta kaloni dhe do të shtini në dorë atë vend të mirë.
-
23
|Deuteronomio 4:23|
Ruhuni se harroni besëlidhjen që Zoti, Perëndia juaj, ka lidhur me ju, dhe bëni ndonjë shëmbëlltyrë të gdhendur në trajtën e çfarëdo gjëje që Zoti, Perëndia yt, e ka ndaluar.
-
24
|Deuteronomio 4:24|
Sepse Zoti, Perëndia yt, është një zjarr që të konsumon, një Zot ziliqar.
-
25
|Deuteronomio 4:25|
Kur të kesh pjellë bij dhe bij të bijve të tu, dhe të keni banuar për një kohë të gjatë në atë vend, në rast se shthureni dhe sajoni shëmbëlltyra të gdhendura në trajtën e çfarëdo gjëje, dhe bëni të keqen në sytë e Zotit, Perëndisë tuaj, për ta ngacmuar,
-
26
|Deuteronomio 4:26|
unë thërres sot për të dëshmuar kundër jush qiellin dhe tokën, se ju do të zhdukeni shpejt plotësisht nga vendi ku shkoni për t´u bërë zotër të tij, duke kaluar Jordanin. Ju atje nuk do t´i zgjatni ditët tuaja, por do të shkatërroheni plotësisht.
-
27
|Deuteronomio 4:27|
Dhe Zoti do t´ju shpërndajë midis popujve, dhe nuk do të mbetet nga ju veçse një numër i vogël njerëzish midis kombeve ku do t´ju çojë Zoti.
-
28
|Deuteronomio 4:28|
Dhe atje do t´u shërbeni perëndive prej druri e prej guri, të bëra nga dora e njeriut, që nuk shohin, nuk dëgjojnë, nuk hanë dhe nuk nuhasin.
-
29
|Deuteronomio 4:29|
Por aty do të kërkosh Zotin, Perëndinë tënd; dhe do ta gjesh, në rast se do ta kërkosh me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.
-
30
|Deuteronomio 4:30|
Kur do të jesh në ankth dhe do të kenë ndodhur tërë këto gjëra, në kohën e fundit, do të kthehesh tek Zoti, Perëndia yt, dhe do ta dëgjosh zërin e tij;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13