-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
14
|Deuteronomio 15:14|
do t´i japësh bujarisht dhurata nga kopeja jote, nga lëmi dhe nga hambari yt; do ta bësh pjestar të bekimeve me të cilat Zoti, Perëndia yt, të ka mbushur;
-
15
|Deuteronomio 15:15|
dhe nuk do të harrosh se ke qenë skllav në vendin e Egjiptit dhe se Zoti, Perëndia yt, të ka liruar; prandaj sot të urdhëroj këtë.
-
16
|Deuteronomio 15:16|
Por në rast se ai të thotë: "Nuk dua të largohem prej teje", sepse të do ty dhe shtëpinë tënde, sepse ka mbarësi bashkë me ty,
-
17
|Deuteronomio 15:17|
atëherë do të marrësh një fëndyell, do t´i shposh veshin kundër portës dhe ai do të jetë skllavi yt për gjithnjë. Po ashtu do të veprosh me skllaven tënde.
-
18
|Deuteronomio 15:18|
Nuk duhet të të duket e vështirë ta nisësh të lirë, sepse të ka shërbyer gjashtë vjet me gjysmën e pagës së një argati; dhe Zoti, Perëndia yt, do të bekojë të gjitha veprimet e tua.
-
19
|Deuteronomio 15:19|
Do t´i shenjtërosh Zotit, Perëndisë tënd, tërë pjelljet e para meshkuj të bagëtive të tua të trasha dhe të imta. Nuk do të bësh asnjë punë me pjelljen e parë të lopës sate dhe nuk do të qethësh pjelljen e parë të deles sate.
-
20
|Deuteronomio 15:20|
Do t´i hash çdo vit, ti dhe familja jote, përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që Zoti ka zgjedhur.
-
21
|Deuteronomio 15:21|
Por në qoftë se kafsha ka ndonjë të metë, në rast se është e çalë, e verbër, apo ka ndonjë të metë tjetër të rëndë, nuk do t´ia flijosh Zotit, Perëndisë tënd;
-
22
|Deuteronomio 15:22|
do ta hash brenda portave të tua; të papastrin dhe të pastrin mund ta hanë njëlloj sikur të ishte një gazelë apo një dre.
-
23
|Deuteronomio 15:23|
Por nuk do të hash gjakun e tyre; do ta derdhësh në tokë si uji".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16