-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Deuteronomio 16:21|
Nuk do të ngresh për ty asnjë Asherah, me asnjë lloj druri pranë altarit që do t´i ndërtosh Zotit, Perëndisë tënd;
-
22
|Deuteronomio 16:22|
dhe nuk do të ngresh asnjë shtyllë të shenjtë, që Zoti, Perëndia yt, urren".
-
1
|Deuteronomio 17:1|
"Nuk do t´i flijosh Zotit, Perëndisë tënd, ka, dele ose dhi që kanë ndonjë të metë ose gjymtim, sepse kjo do t´ishte një gjë e neveritshme për Zotin, Perëndinë tënd.
-
2
|Deuteronomio 17:2|
Në rast se gjendet midis teje, në një nga qytetet që Zoti, Perëndia yt, po të jep, një burrë apo një grua që bën atë që është e keqe për sytë e Zotit, Perëndisë tënd, duke shkelur besëlidhjen e tij,
-
3
|Deuteronomio 17:3|
dhe që shkon t´u shërbej perëndive të tjera dhe bie përmbys para tyre, para diellit, hënës apo tërë ushtrisë qiellore, gjë që unë nuk të kam urdhëruar,
-
4
|Deuteronomio 17:4|
dhe që të është referuar dhe që ke dëgjuar të flitet për të, atëherë hetoje me kujdes; dhe në qoftë se është e vërtetë dhe e sigurtë se ky akt i neveritshëm është kryer në Izrael,
-
5
|Deuteronomio 17:5|
do ta çosh në portat e qytetit tënd atë burrë ose grua që ka kryer këtë veprim të keq, dhe do ta vrasësh me gurë atë burrë ose atë grua; dhe kështu ata do të vdesin
-
6
|Deuteronomio 17:6|
Ai që duhet të vdesë do të dënohet me vdekje me deponimin e dy apo tri dëshmitarëve, por nuk do të dënohet me vdekje askush me deponimin e një dëshmitari të vetëm.
-
7
|Deuteronomio 17:7|
Dora e dëshmitarëve do të jetë e para që do të ngrihet kundër tij për t´i shkaktuar vdekjen; pastaj do të ngrihet dora e të gjithë popullit; kështu do të çrrënjosësh të keqen nga gjiri yt.
-
8
|Deuteronomio 17:8|
Në rast se të paraqitet një rast shumë i vështirë për t´u gjykuar, midis vrasësve, midis një padie e tjetrës, midis një plagosjeje e tjetrës, grindje brenda portave të shtëpisë sate, atëherë do të
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16