-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
6
|Deuteronomio 20:6|
A ka njeri të ketë mbjellë një vresht dhe të mos ketë shijuar akoma frutet e tij? Le të shkojë e të kthehet në shtëpi të tij, që të mos vdesë gjatë betejës dhe një tjetër të gëzojë frytet e tij.
-
7
|Deuteronomio 20:7|
A ka njeri që është fejuar me një femër dhe nuk e ka marrë akoma me vete? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpi të tij, që të mos vdesë në betejë dhe një tjetër ta marrë atë".
-
8
|Deuteronomio 20:8|
Pastaj oficerët do t´i flasin akoma popullit, duke i thënë: "A ka ndonjë që ka frikë dhe të cilit i mungon guximi? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpi të tij, që guximi i vëllezërve të tij të mos mehet ashtu si i ndodhi atij".
-
9
|Deuteronomio 20:9|
Kur oficerët të kenë mbaruar së foluri popullit, do të caktojnë komandantët e trupave të popullit.
-
10
|Deuteronomio 20:10|
Kur t´i afrohesh një qyteti për ta sulmuar, do t´i ofrosh së pari paqen.
-
11
|Deuteronomio 20:11|
Në qoftë se pranon ofertën tënde të paqes dhe t´i hap dyert e tij, tërë populli që ndodhet aty ka për të paguar haraçin dhe do të të shërbejë.
-
12
|Deuteronomio 20:12|
Por në rast se nuk do të bëjë paqe me ty dhe kërkon luftë kundër teje, atëherë ti do ta rrethosh.
-
13
|Deuteronomio 20:13|
Kur më vonë Zoti, Perëndia yt, do të ta japë në dorë, do të vrasësh me shpatë tërë meshkujt e tij;
-
14
|Deuteronomio 20:14|
por gratë, fëmijët, bagëtinë dhe të gjitha ato që ndodhen në qytetet, tërë prenë e tij, do t´i marrësh si plaçkën tënde; dhe do të hash plaçkën e armiqve të tu që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.
-
15
|Deuteronomio 20:15|
Kështu do të veprosh në të gjitha qytetet që janë shumë larg nga ti dhe që nuk janë qytete të këtyre kombeve.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 6-8