-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
16
|Deuteronomio 21:16|
ditën që u lë me testament pasurinë që zotëron bijve, nuk mund t´i shënojë të drejtën e paralindjes djalit të gruas që dashuron duke e preferuar nga djali i gruas që urren që është i parëlinduri;
-
17
|Deuteronomio 21:17|
por do të njohë si të parëlindur djalin e gruas së urryer, duke i dhënë një pjesë të dyfishtë të të gjitha atyre që zotëron; sepse ai është prodhimi i parë i fuqisë së tij dhe atij i përket e drejta e paralindjes.
-
18
|Deuteronomio 21:18|
Në qoftë se një burrë ka një fëmijë kokëfortë dhe rebel që nuk i bindet as zërit të babait, as atij të nënës dhe me gjithëse e kanë ndëshkuar, nuk u bindet atyre,
-
19
|Deuteronomio 21:19|
i ati dhe e ëma do ta marrin dhe do ta çojnë te pleqtë e qytetit të tij, në portën e vendit ku banon,
-
20
|Deuteronomio 21:20|
dhe do t´u thonë pleqve të qytetit: "Ky biri ynë është kokëfortë dhe rebel; nuk do t´i bindet zërit tonë; është grykës dhe pijanec".
-
21
|Deuteronomio 21:21|
Atëherë tërë banorët e qytetit të tij do ta vrasin me gurë dhe ai ka për të vdekur; kështu do të shrrënjosësh të keqen nga mesi yt, tërë Izraeli do ta mësojë dhe do të ketë frikë.
-
22
|Deuteronomio 21:22|
Në rast se dikush ka kryer një krim që meriton vdekjen dhe ka pësuar vdekjen, dhe ti e ke varur në një dru,
-
23
|Deuteronomio 21:23|
kufoma e tij nuk do të rrijë tërë natën mbi pemën, por do ta varrosësh po atë ditë; sepse ai që rri varur është i mallkuar nga Perëndia, dhe ti nuk do ta ndotësh tokën që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi".
-
1
|Deuteronomio 22:1|
"Në qoftë se shikon kaun ose delen e vëllait tënd që e kanë humbur rrugën, ti nuk do të bësh sikur nuk i ke parë, por do ta marrësh përsipër t´ia çosh përsëri vëllait tënd.
-
2
|Deuteronomio 22:2|
Dhe në qoftë se vëllai yt nuk banon afër teje dhe ti nuk e njeh, do ta çosh kafshën në shtëpinë tënde deri sa yt vëlla të fillojë ta kërkojë; dhe atëherë do t´ia kthesh.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16