-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
3
|Deuteronomio 22:3|
Në të njëjtën mënyrë do të veprosh me gomarin, rrobat dhe çfarëdo send tjetër që yt vëlla ka humbur dhe ti ke gjetur; ti nuk do të bësh sikur nuk i ke parë.
-
4
|Deuteronomio 22:4|
Në qoftë se ti shikon gomarin e vëllait tënd apo kaun e tij të rrëzuar gjatë rrugës, ti nuk do të bësh sikur nuk i ke parë, por do të ndihmosh tët vëlla për t´i ngritur.
-
5
|Deuteronomio 22:5|
Gruaja nuk do të veshë rroba burrash, as burri nuk ka për të veshur rroba grash, sepse kushdo që bën gjëra të tilla neveritet nga Zoti, Perëndia yt.
-
6
|Deuteronomio 22:6|
Në rast se rrugës të rastis të gjesh mbi një dru ose për tokë një fole zogu me gjithë të vegjëlit ose me vezët dhe nënën që ngroh të vegjëlit apo vezët, nuk ke për të marrë nënën me të vegjëlit;
-
7
|Deuteronomio 22:7|
do të lesh nënën të ikë dhe do të marrësh për vete të vegjëlit, që ti të kesh mbarësi dhe të zgjatësh ditët e tua.
-
8
|Deuteronomio 22:8|
Kur të ndërtosh një shtëpi të re do të ngresh një parapet rreth çatisë së saj për të mos tërhequr një faj gjaku mbi shtëpinë tënde, në rast se dikush rrëzohet nga çatia.
-
9
|Deuteronomio 22:9|
Nuk do të mbjellësh në vreshtin tënd farëra të llojeve të ndryshme, me qëllim që prodhimi i asaj që ke mbjellë dhe renta e vreshtit të mos preken.
-
10
|Deuteronomio 22:10|
Nuk do të punosh njëkohësisht me një ka dhe një gomar.
-
11
|Deuteronomio 22:11|
Nuk do të veshësh rroba të bëra me një stof të përzierë leshi dhe liri.
-
12
|Deuteronomio 22:12|
Nuk do të vësh theka në katër cepat e mantelit me të cilin mbulohesh.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16