-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
3
|Deuteronomio 23:3|
Amoniti dhe Moabiti nuk do të hyjnë në asamblenë e Zotit, asnjë nga pasardhësit e tyre, as edhe në brezin e dhjetë, nuk kanë për të hyrë kurrë në asamblenë e Zotit,
-
4
|Deuteronomio 23:4|
sepse nuk ju pritën në rrugë me bukë dhe me ujë kur dolët nga Egjipti dhe sepse rekrutuan kundër jush Balaamin, birin e Beorit nga Pethori i Mesopotamisë, për t´ju mallkuar.
-
5
|Deuteronomio 23:5|
Megjithatë Zoti, Perëndia yt, nuk deshi të dëgjojë Balaamin; por Zoti, Perëndia yt, e ndërroi për ty mallkimin në bekim, sepse Zoti, Perëndia yt, të do.
-
6
|Deuteronomio 23:6|
Nuk do t´u kërkosh kurrë as paqen, as begatinë e tyre deri sa të jetosh.
-
7
|Deuteronomio 23:7|
Nuk do të urresh Idumeon, sepse ai është vëllai yt; nuk do të urresh Egjiptasin, sepse ti ishe i huaj në vendin e tij,
-
8
|Deuteronomio 23:8|
bijtë që do t´u lindin atyre, në brezin e tretë, do të mund të hyjnë në asamblenë e Zotit.
-
9
|Deuteronomio 23:9|
Kur të dalësh me ushtrinë kundër armiqve të tu, ruhu nga çdo gjë e keqe.
-
10
|Deuteronomio 23:10|
Në rast se dikush në mes teje është i papastër nga një ngjarje e natës, ka për të dalë nga kampi dhe nuk do të kthehet më;
-
11
|Deuteronomio 23:11|
në mbrëmje do të lahet me ujë dhe pas perëndimit të diellit do të mund të kthehet në kamp.
-
12
|Deuteronomio 23:12|
Do të kesh edhe një vend jashtë kampit, dhe do të shkosh atje për nevojat e tua;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13