-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
8
|Deuteronomio 24:8|
Në raste lebre trego kujdes të madh dhe bëj gjithçka t´ju mësojnë priftërinjtë levitë; do të keni kujdes të veproni ashtu siç i kam urdhëruar.
-
9
|Deuteronomio 24:9|
Mbaj mend atë që Zoti, Perëndia yt, i bëri Miriamit gjatë udhëtimit, mbas daljes suaj nga Egjipti.
-
10
|Deuteronomio 24:10|
Kur i jep hua diçka të afërmit tënd nuk do të hysh në shtëpinë e tij për të marrë pengun e tij;
-
11
|Deuteronomio 24:11|
do të rrish jashtë saj, dhe njeriu të cilit i ke dhënë hua do të ta sjellë jashtë pengun.
-
12
|Deuteronomio 24:12|
Dhe në rast se ai njeri është i varfër, nuk do të shkosh të flesh duke pasur akoma pengun e tij.
-
13
|Deuteronomio 24:13|
Duhet t´ia kthesh pengun në perëndim të diellit, në mënyrë që ai të flerë në mantelin e tij dhe të të bekojë; dhe kjo do të vihet në llogarinë e drejtësisë para syve të Zotit, Perëndisë tënd.
-
14
|Deuteronomio 24:14|
Nuk do t´i hash hakun argatit të varfër dhe nevojtar, qoftë ai një nga vëllezërit e tu apo një nga të huajt që banojnë në vendin tënd, brenda portave të tua;
-
15
|Deuteronomio 24:15|
do t´i japësh pagën e tij po atë ditë, para se të perëndojë dielli, sepse ai është i varfër dhe kjo është dëshira e tij; kështu ai nuk do të bërtasë kundër teje para Zotit dhe ti nuk do të kesh mëkat.
-
16
|Deuteronomio 24:16|
Nuk do të dënohen me vdekje etërit për bijtë e tyre, as do të vriten bijtë për etërit e tyre; secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet.
-
17
|Deuteronomio 24:17|
Nuk do të cënosh të drejtën e të huajit o të jetimit dhe nuk do të marrësh peng rrobat e gruas së ve;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13