-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
13
|Deuteronomio 23:13|
dhe midis veglave të tua do të kesh edhe një kunj dhe kur të shkosh për t´u mbledhur kruspull përjashta, me të do të gërmosh një gropë dhe pastaj do të mbulosh jashtëqitjet e tua.
-
14
|Deuteronomio 23:14|
Me qenë se Zoti, Perëndia yt, ecën në mes të kampit tënd që të të bëjë të lirë dhe që të të japë në dorë armiqtë e tu; prandaj kampi yt do të jetë i shenjtë që Zoti të mos shohë në gjirin tënd asnjë paturpësi dhe të largohet prej teje.
-
15
|Deuteronomio 23:15|
Nuk do t´i dorëzosh pronarit të tij skllavin që i ka ikur për t´u strehuar pranë teje.
-
16
|Deuteronomio 23:16|
Ai do të banojë me ty, në mes jush, në vendin që ka zgjedhur, në atë qytetin tënd që do t´i duket më i mirë; dhe nuk do ta ngacmosh.
-
17
|Deuteronomio 23:17|
Nuk do të ketë asnjë grua që të merret me kurvëri midis bijave të Izraelit, nuk do të ketë asnjë burrë që të merret me kurvëri midis bijve të Izraelit.
-
18
|Deuteronomio 23:18|
Në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, nuk do të çosh shpërblimin e një kurve as çmimin e një qeni, për asnjë kusht, sepse këto dy gjëra janë një ndyrësi për Zotin, Perëndinë tënd.
-
19
|Deuteronomio 23:19|
Vëllait tënd nuk do t´i japësh hua me kamatë: interes për të holla, interes për ushqime ose çfarëdo gjë tjetër që huazohet me interes.
-
20
|Deuteronomio 23:20|
Të huajit mund t´i japësh hua me kamatë, por jo vëllait tënd, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në të gjitha gjërat mbi të cilat do të vësh dorë në vendin ku je duke hyrë për ta pushtuar.
-
21
|Deuteronomio 23:21|
Kur lidh një kusht me Zotin, Perëndinë tënd, nuk do të vonosh ta kryesh, sepse i Zoti, Perëndia yt, do të të kërkojë me siguri llogari dhe ti do të ishe fajtor;
-
22
|Deuteronomio 23:22|
por në rast se ti nuk lidh kushte, nuk kryen mëkat.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13