-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
8
|Deuteronomio 27:8|
Dhe do të shkruash mbi këta gurë tërë fjalët e këtij ligji me gërma shumë të qarta".
-
9
|Deuteronomio 27:9|
Pastaj Moisiu dhe priftërinjtë levitë i folën tërë Izraelit, duke thënë: "Mbaj qetësi dhe dëgjo, o Izrael! Sot je bërë populli i Zotit, Perëndisë tënd.
-
10
|Deuteronomio 27:10|
Do t´i bindesh, pra, zërit të Zotit, Perëndisë tënd, dhe do t´i zbatosh në praktikë urdhërimet dhe ligjet që sot të urdhëroj".
-
11
|Deuteronomio 27:11|
Po atë ditë Moisiu i dha këtë urdhër popullit, duke i thënë:
-
12
|Deuteronomio 27:12|
"Ja ata do të rrijnë në malin Gerizim për të bekuar popullin kur të keni kapërcyer Jordanin: Simeoni, Levi, Juda, Isakari, Jozefi dhe Beniamini;
-
13
|Deuteronomio 27:13|
dhe ja ata që do të rrijnë në malin Ebal për të shqiptuar mallkimin: Rubeni, Gadi, Asheri, Zabuloni, Dani dhe Neftali.
-
14
|Deuteronomio 27:14|
Levitët do të flasin dhe do t´u thonë me zë të lartë gjithë burrave të Izraelit:
-
15
|Deuteronomio 27:15|
"Mallkuar qoftë ai njeri që bën një shëmbëlltyrë të gdhendur o prej metali të shkrirë, gjë e neveritshme për Zotin, vepër e duarve të një artizani, dhe e vendos në një vend sekret!". Dhe tërë populli do të përgjigjet dhe do të thotë: "Amen".
-
16
|Deuteronomio 27:16|
"Mallkuar qoftë ai që përçmon atin ose nënën e tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".
-
17
|Deuteronomio 27:17|
"Mallkuar qoftë ai që zhvendos kufijtë e të afërmit të tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13