-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
2
|Deuteronomio 28:2|
të gjitha këto bekime do të bien mbi ty dhe do të të zënë, në rast se dëgjon zërin e Zotit, Perëndisë tënd:
-
3
|Deuteronomio 28:3|
Do të jesh i bekuar në qytete dhe në fshatra.
-
4
|Deuteronomio 28:4|
I bekuar do të jetë edhe fryti i barkut tënd, fryti i tokës dhe i bagëtisë sate, pjelljet e lopëve të tua dhe fryti i deleve të tua.
-
5
|Deuteronomio 28:5|
Të bekuara do të jenë shporta dhe magjja jote.
-
6
|Deuteronomio 28:6|
Do të jesh i bekuar kur hyn dhe i bekuar kur del.
-
7
|Deuteronomio 28:7|
Zoti do të veprojë në mënyrë që armiqtë e tu, që ngrihen kundër teje, të munden para teje; do të dalin kundër teje nëpër një rrugë, por do të ikin para teje nëpër shtatë rrugë.
-
8
|Deuteronomio 28:8|
Dhe Zoti do ta urdhërojë bekimin të ndodhet mbi ty në hambaret e tua dhe mbi të gjitha ato gjëra ku ti do të vësh dorë; dhe do të të bekojë në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep.
-
9
|Deuteronomio 28:9|
Zoti do të të vendosë në mënyrë që të jesh për të një popull i shenjtë, ashtu si të është betuar, në qoftë se do të respektosh urdhërimet e Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të ecësh në rrugët e tij;
-
10
|Deuteronomio 28:10|
kështu tërë popujt e dheut do të shohin që ti je i thirrur me emrin e Zotit, dhe do të kenë frikë prej teje.
-
11
|Deuteronomio 28:11|
Zoti, Perëndia yt, do të të mbushë me të mira, me frytin e barkut tënd, me frytin e bagëtisë sate dhe me frytin e tokës sate në vendin që Zoti u betua t´u japë etërve të tu.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13