-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
32
|Deuteronomio 28:32|
Bijtë e tu dhe bijat e tua do t´i jepen një populli tjetër; sytë e tu do të shikojnë dhe do të përgjerohen tërë ditën nga dëshira për t´i parë, dhe dora jote do të jetë pa fuqi.
-
33
|Deuteronomio 28:33|
Një popull që ti nuk e ke njohur, do të hajë frytin e tokës sate dhe të gjithë mundit tënd, dhe pa tjetër do të jesh i shtypur dhe i dërmuar vazhdimisht.
-
34
|Deuteronomio 28:34|
Do të çmëndesh para pamjes që do të shohin sytë e tu.
-
35
|Deuteronomio 28:35|
Zoti do të të godasë në gjunjët dhe në kofshët me një ulcer të keqe, nga e cila nuk do të mund të shërohesh, nga tabani i këmbëve deri në majë të kokës.
-
36
|Deuteronomio 28:36|
Zoti do të të çojë ty dhe mbretin tënd, që e ke vënë mbi ty, në një komb që as ti, as etërit e tu, nuk e keni njohur; dhe atje do t´u shërbeni perëndive të tjera prej druri dhe prej guri;
-
37
|Deuteronomio 28:37|
dhe do të bëhesh objekt habie, proverbi dhe talljeje në mes tërë popujve pranë të cilëve do të të çojë Zoti.
-
38
|Deuteronomio 28:38|
Do të çosh shumë farë në arë por do të korrësh pak, sepse karkaleci do ta gllabërojë.
-
39
|Deuteronomio 28:39|
Do të mbjellësh vreshta, do t´i punosh, por nuk do të pish verë as do të mbledhësh rrush, sepse krimbi do t´i hajë.
-
40
|Deuteronomio 28:40|
Do të kesh ullinj në të gjithë territorin tënd, por nuk do të lyesh me vaj, sepse ullinjtë e tu do të bien.
-
41
|Deuteronomio 28:41|
Do të të lindin bij dhe bija, por nuk do të jenë të tutë, sepse do të shkojnë në skllavëri.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13