- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Gálatas 5:1|
									Ja, unë, Pali, po ju them se, në qoftë se rrethpriteni, Krishti nuk do t´ju bëjë dobi aspak.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Gálatas 5:2|
									Edhe i dëshmoj përsëri çdo njeriu që rrethpritet, se ai është i detyruar të zbatojë mbarë ligjin.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Gálatas 5:3|
									Ju që kërkoni të shfajësoheni me anë të ligjit, jeni ndarë nga Krishti; ratë poshtë nga hiri.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Gálatas 5:4|
									Ne në fakt në Frymë, nëpërmjet besimit presim shpresën e drejtësisë,									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Gálatas 5:5|
									sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s´kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Gálatas 5:6|
									Ju vraponit bukur; kush ju ka penguar që të mos i bindeni së vërtetës?									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Gálatas 5:7|
									Kjo bindje nuk vjen nga ai që ju thërret.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Gálatas 5:8|
									Pak maja e bën të vijë gjithë brumin.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Gálatas 5:9|
									Kam besim te Perëndia për ju, se nuk do të mendoni ndryshe; por ai që ju turbullon juve, kushdo qoftë, do të marrë dënimin.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Gálatas 5:10|
									Sa për mua, o vëllezër, në qoftë se unë vazhdoj të predikoj rrethprerjen, përse më përndjekin akoma? Atëherë skandali i kryqit ra poshtë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15