-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Gálatas 5:11|
Oh, sikur ata që ju turbullojnë, të gjymtoheshin vetë!
-
12
|Gálatas 5:12|
Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin, por, me dashuri t´i shërbeni njëri-tjetrit.
-
13
|Gálatas 5:13|
Sepse gjithë ligji përmblidhet në këtë fjalë, të vetme: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!'.
-
14
|Gálatas 5:14|
Sepse nëse ju kafshoni dhe hani njëri-tjetrin, ruhuni mos prisheni njëri nga tjetri.
-
15
|Gálatas 5:15|
Dhe unë them: Ecni sipas Frymës dhe nuk do ta përmbushni dëshirat e mishit,
-
16
|Gálatas 5:16|
sepse mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto janë të kundërta me njëra-tjetrën, që ju të mos bëni ato që dëshironi.
-
17
|Gálatas 5:17|
Por në qoftë se udhëhiqeni nga Fryma, ju nuk jeni nën ligj.
-
18
|Gálatas 5:18|
Dhe veprat e mishit janë të zbuluar dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja,
-
19
|Gálatas 5:19|
idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet,
-
20
|Gálatas 5:20|
smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13