-
-
Bibla Shqiptare
-
-
8
|Gálatas 4:8|
kurse tani, mbasi njohët Perëndinë, më mirë të them se u njohët prej Perëndisë, vallë si ktheheni përsëri te elementet e dobët dhe të varfër, tek të cilët doni përsëri t´u nënshtroheni?
-
9
|Gálatas 4:9|
Sepse ju i kremtoni me kujdes disa ditë, muaj, stinë dhe vite.
-
10
|Gálatas 4:10|
Kam frikë se mos jam munduar më kot për ju.
-
11
|Gálatas 4:11|
O vëllezër, bëhuni si unë, sepse edhe unë jam si ju; ju lutem, o vëllezër, ju s´më keni bërë asnjë të keqe.
-
12
|Gálatas 4:12|
Dhe ju e dini se në të kaluarën unë ju predikova ungjillin me dobësi të mishit;
-
13
|Gálatas 4:13|
dhe ju nuk më përbuzët aspak dhe s´patët neveri për provën që ishte në mishin tim, por më pranuat si engjëll Perëndie, si Jezu Krishtin vet.
-
14
|Gálatas 4:14|
Cili ishte, pra, gëzimi juaj? Sepse unë dëshmoj për ju se, po të qe e mundur, ju do të nxirrnit edhe sytë tuaj dhe do të m´ijepnit mua.
-
15
|Gálatas 4:15|
A thua u bëra armiku juaj, duke ju thënë të vërtetën?
-
16
|Gálatas 4:16|
Ata tregohen të zellshëm ndaj jush, por jo për qëllime të ndershme; madje ata duan t´ju shkëputin që të jeni të zellshëm ndaj tyre.
-
17
|Gálatas 4:17|
Mirë është të jesh gjithnjë i zellshëm për të mirë, dhe jo vetëm kur ndodhem midis jush.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13