-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Hebreos 6:1|
nga doktrina për pagëzimet, të vënies së duarve, të ringjalljes të të vdekurve dhe të gjyqit të përjetshëm;
-
2
|Hebreos 6:2|
dhe këtë do ta bëjmë, në e lejoftë Perëndia.
-
3
|Hebreos 6:3|
Sepse ata që janë ndriçuar një herë, e shijuan dhuntinë qiellore dhe u bënë pjestarë të Frymës së Shenjtë,
-
4
|Hebreos 6:4|
dhe shijuan fjalën e mirë të Perëndisë dhe mrrekullitë e jetës së ardhshme,
-
5
|Hebreos 6:5|
dhe po u rrëzuan, është e pamundur t´i sjellësh përsëri në pendim, sepse ata, për vete të tyre, e kryqëzojnë përsëri Birin e Perëndisë dhe e poshtërojnë.
-
6
|Hebreos 6:6|
Sepse toka, që pi shiun, i cili bie shpesh mbi të dhe prodhon barëra të dobishme për ata që e punojnë, merr bekim nga Perëndia;
-
7
|Hebreos 6:7|
kurse, po të prodhojë ferra e murriza, shahet edhe afër mallkimit dhe fundi i vet është për t´u djegur.
-
8
|Hebreos 6:8|
Dhe ndonëse flasim kështu, ne, o të dashur, lidhur me ju jemi të bindur për gjëra më të mira dhe që i takojnë shpëtimit;
-
9
|Hebreos 6:9|
sepse Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën dhe mundimin tuaj të dashurisë që treguat për emrin e tij me shërbesën që u bëtë dhe po u bëni shenjtorëve.
-
10
|Hebreos 6:10|
Dhe dëshirojmë që secili nga ju të tregojë deri në fund të njëjtin zell për të arritur në sigurimin e plotë të shpresës,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13