-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Hebreos 6:11|
që të mos bëheni përtacë, por t´u përngjani atyre që nëpërmjet besim dhe durim trashëgojnë premtimet.
-
12
|Hebreos 6:12|
Sepse kur Perëndia i dha premtimin Abrahamit, duke qenë se s´kishte ndonjë më të madh që të përbetohej, bëri be me veten e tij
-
13
|Hebreos 6:13|
duke thënë: "Sigurisht do të të bekoj dhe do të të shumoj fort'.
-
14
|Hebreos 6:14|
Dhe kështu Abrahami, duke pritur me durim, fitoi premtimin.
-
15
|Hebreos 6:15|
Sepse njerëzit bëjnë be për dikë që është më i madh, dhe në këtë mënyrë betimi për ta është garancia që i jep fund çdo mosmarrëveshjeje.
-
16
|Hebreos 6:16|
Kështu Perëndia, duke dashur t´u tregojë trashëgimtarëve të premtimit në mënyrë më të qartë palëkundshmërinë e vendimit të tij vuri ndërmjetës betimin,
-
17
|Hebreos 6:17|
që me anë të dy gjërave të pandryshueshme, në të cilat është e pamundur të Perëndia të gënjejë, të kemi trimërim të madh ne, që kemi kërkuar strehë duke u kapur nga shpresa që na u vu përpara.
-
18
|Hebreos 6:18|
Kjo shpresë që ne kemi është si një spirancë e sigurt dhe e patundur, dhe që hyn deri në brendësinë e velit,
-
19
|Hebreos 6:19|
ku ka hyrë Krishti, si pararendës për ne, pasi u bë kryeprift në amshim sipas rendit të Melkisedekut.
-
20
|Hebreos 6:20|
Sepse ky Melkisedeku, mbret i Salemit dhe prift i Shumë të Lartit Perëndi, i doli përpara Abrahamit, kur po kthehej nga disfata e mbretërve dhe e bekoi;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13