- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Hebreos 9:1|
									Pas velit të dytë ishte tabernakulli, i quajtur "Vendi shumë i shenjtë" (Shenjtërorja e Shenjtërorëve),									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Hebreos 9:2|
									që përmbante një tymtore prej ari edhe arkën e Besëlidhjes, të mbuluar nga të gjitha anët me ar, në të cilën ishte një enë e artë me manë, shkopi i Aaronit që kishte buluar dhe rrasat e Besëlidhjes.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Hebreos 9:3|
									Edhe sipër asaj ishin kerubinët e lavdisë që i bënin hije pajtuesit; për këto ne nuk do të flasim me hollësi tani.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Hebreos 9:4|
									Duke qenë të vendosura kështu këto gjëra, priftërinjtë hynin vazhdimisht në tabernakulli i parë për të kryer shërbesën hyjnore;									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Hebreos 9:5|
									por në të dytin hynte vetëm kryeprifti një herë në vit, jo pa gjak, të cilin e ofronte për veten e tij dhe për mëkatet e popu-llit të kryera në padije.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Hebreos 9:6|
									Në këtë mënyrë Fryma e Shenjtë donte të tregonte se udha e shenjtërores ende nuk ishte shfaqur, mbasi ende po qëndronte tabernakulli i parë,									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Hebreos 9:7|
									i cili është një shëmbëlltyrë për kohën e tanishme; dhe donte të tregonte se dhuratat dhe flijmet që jepeshin nuk mund ta bënin të përsosur në ndërgjegje atë që e kryente shërbesën hyjnore,									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Hebreos 9:8|
									sepse kishte të bënte vetëm me ushqime, pije, larje të ndryshme, urdhërime mishi, të imponuara deri në kohën e ndryshimit.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Hebreos 9:9|
									Por Krishti, që erdhi si kryeprift i të mirave që do të vijnë në të ardhmen, duke kaluar nëpër një tabernakull më të madh e më të përkryer, që s´është bërë me dorë, pra, që nuk është e kësaj krijese,									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Hebreos 9:10|
									hyri një herë e përgjithmonë në shenjtërore, jo me gjakun e cjepve dhe të viçave, por me gjakun e vet, dhe fitoi një shpëtim të amshuar.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18