-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Hebreos 9:11|
Sepse, në qoftë se gjaku i demave dhe i cjepve dhe hiri i një mëshqerre i spërkatur mbi të ndoturit, i shenjtëron, duke i pastruar në mish,
-
12
|Hebreos 9:12|
aq më shumë gjaku i Krishtit, i cili me anë të Frymës së Shenjtë e dha veten e tij të papërlyer nga asnjë faj ndaj Perëndisë, do ta pastrojë ndërgjegjen tuaj nga veprat e vdekura për t´i shërbyer Perëndisë së gjallë!
-
13
|Hebreos 9:13|
Për këtë arsye ai është ndërmjetësi i Besëlidhjes së re që, me anë të vdekjes që u bë për shpërblimin e shkeljeve që u kryen gjatë Besëlidhjes së parë, të thirrurit të marrin premtimin e trashëgimisë së amshuar.
-
14
|Hebreos 9:14|
Sepse atje ku ka një testament do të ketë me doemos edhe vdekjen e trashëgimlënësit.
-
15
|Hebreos 9:15|
Sepse testamenti është i vlefshëm vetëm pas vdekjes, sepse nuk ka kurrfarë fuqie deri sa trashëgimlënësi ende rron.
-
16
|Hebreos 9:16|
Prandaj edhe Besëlidhja e parë nuk u vërtetua pa gjak.
-
17
|Hebreos 9:17|
Sepse kur iu shpallën të gjitha urdhërimet sipas ligjit gjithë popullit nga Moisiu, ky mori gjakun e viçave, të cjepve, bashkë me ujë, lesh të kuq dhe hisop, e spërkati librin dhe gjithë popullin,
-
18
|Hebreos 9:18|
duke thënë: "Ky është gjaku i Besëlidhjes që Perëndia urdhëroi për ju'.
-
19
|Hebreos 9:19|
Gjithashtu ai me atë gjak spërkati edhe tabernakullin dhe të gjitha orenditë e shërbesës hyjnore.
-
20
|Hebreos 9:20|
Dhe sipas ligjit, gati të gjitha gjërat pastrohen me anë të gjakut; dhe pa derdhur gjak nuk ka ndjesë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4