- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Job 1:1|
									Në vendin e Uzit ishte një njeri i quajtur Job. Ky njeri ishte i ndershëm dhe i drejtë, kishte frikë nga Perëndia dhe i largohej së keqes.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Job 1:2|
									I kishin lindur shtatë bij dhe tri bija.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Job 1:3|
									Veç kësaj zotëronte shtatë mijë dele, tre mijë deve, pesëqind pendë qe, pesëqind gomarë dhe një numër shumë të madh shërbëtorësh. Kështu ky njeri ishte më i madhi ndër të gjithë njerëzit e Lindjes.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Job 1:4|
									Bijtë e tij kishin zakon të shkonin për banket në shtëpinë e secilit ditën e cakuar; dhe dërgonin të thërrisnin tri motrat e tyre, që të vinin të hanin dhe të pinin bashkë me ta.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Job 1:5|
									Kur mbaronte seria e ditëve të banketit, Jobi i thërriste për t´i pastruar; ngrihej herët në mëngjes dhe ofronte olokauste sipas numrit të gjithë atyre, sepse Jobi mendonte: "Ndofta bijtë e mi kanë  mëkatuar dhe e kanë blasfemuar Perëndinë në  zemrën e tyre". Kështu bënte Jobi çdo herë.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Job 1:6|
									Një ditë ndodhi që bijtë e Perëndisë shkuan të paraqiten para Zotit, dhe ndër ta shkoi edhe Satanai.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Job 1:7|
									Zoti i tha Satanait: "Nga vjen?". Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: "Nga ecejaket mbi dheun duke e përshkruar lart e poshtë".									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Job 1:8|
									Zoti i tha Satanait: "E ke vënë re shërbëtorin tim Job? Sepse mbi dhe nuk ka asnjë tjetër si ai që të jetë i ndershëm, i drejtë, të ketë frikë nga Perëndia dhe t´i largohet së keqes".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Job 1:9|
									Atëherë Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: "Vallë më kot Jobi ka frikë nga Perëndia?									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Job 1:10|
									A nuk ke vënë ti një mbrojtje rreth tij, rreth shtëpisë së tij dhe të gjitha gjërave që ai zotëron? Ti ke bekuar veprën e duarve të tij dhe bagëtia e tij është shtuar shumë në vend.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18