-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Job 32:1|
Atëherë këta tre njerëz nuk iu përgjigjën më Jobit, sepse ai e ndjente veten të drejtë.
-
2
|Job 32:2|
Por zemërimi i Elihut, birit të Barakelit, Buzitit, nga fisi i Ramit, u ndez kundër Jobit; zemërimi i tij u ndez, sepse ai e quante veten e tij të drejtë më tepër se Perëndia.
-
3
|Job 32:3|
Zemërimi i tij u ndez edhe kundër tre miqve të tij, sepse nuk kishin gjetur përgjigjen e drejtë, megjithëse e dënonin Jobin.
-
4
|Job 32:4|
Elihu kishte pritur për t´i folur Jobit, sepse ata ishin më të moshuar se ai.
-
5
|Job 32:5|
Por kur Elihu u bind që në gojën e këtyre tre njerëzve nuk kishte më përgjigje, ai u zemërua.
-
6
|Job 32:6|
Kështu Elihu, bir i Barakelit, Buzitit, mori fjalën dhe tha: "Unë jam akoma i ri me moshë dhe ju jeni pleq; prandaj ngurrova dhe pata frikë t´ju parashtroj mendimin tim.
-
7
|Job 32:7|
Thoja: "Do të flasë mosha dhe numri i madh i viteve do t´u mësojë diturinë".
-
8
|Job 32:8|
Por te njeriu ka një frymë, dhe është fryma i të Plotfuqishmit që i jep zgjuarsinë.
-
9
|Job 32:9|
Nuk janë detyrimisht të mëdhenjtë që kanë diturinë ose pleqtë që kuptojnë drejtësinë.
-
10
|Job 32:10|
Prandaj them: Dëgjomëni, do të shtroj edhe unë mendimin tim.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Filipenses 1-4