-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Job 14:1|
"Njeriu i lindur nga një grua jeton pak ditë dhe është plot shqetësime.
-
2
|Job 14:2|
Mbin si një lule, pastaj pritet; ikën me vrap si një hije dhe nuk e ka të gjatë.
-
3
|Job 14:3|
Mbi një qenie të tillë ti i mban sytë të hapur, dhe më bën që të dal në gjyq bashkë me ty.
-
4
|Job 14:4|
Kush mund të nxjerrë një gjë të pastër nga një gjë e papastër? Askush.
-
5
|Job 14:5|
Sepse ditët e saj janë të caktuara, numri i muajve të saj varet nga ti, dhe ti i ke vendosur kufij që nuk mund t´i kapërcejë.
-
6
|Job 14:6|
Hiqe shikimin nga ai dhe lëre të qetë, deri sa të mbarojë ditën e tij si një argat.
-
7
|Job 14:7|
Të paktën për drurin ka shpresë; në rast se pritet, rritet përsëri dhe vazhdon të mugullojë.
-
8
|Job 14:8|
Edhe sikur rrënjët e tij të plaken nën tokë dhe trungu i tij të vdesë nën dhe,
-
9
|Job 14:9|
me të ndjerë ujin, mugullon përsëri dhe lëshon degë si një bimë.
-
10
|Job 14:10|
Njeriu përkundrazi vdes dhe mbetet i shtrirë për dhe; kur është duke nxjerrë frymën e fundit, ku është, pra?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Filipenses 1-4