- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Job 9:1|
									Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Job 9:2|
									"Po, unë e di që është kështu, por si mund të jetë i drejtë njeriu përpara Perëndisë?									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Job 9:3|
									Në rast se dikush dëshiron të diskutojë me të, nuk mund t´i përgjigjet veçse një herë mbi një mijë.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Job 9:4|
									Perëndia është i urtë nga zemra dhe i fuqishëm nga forca, kush, pra, u fortësua kundër tij dhe i shkoi mbarë?									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Job 9:5|
									Ai vendos malet dhe ato nuk e dijnë që ai i përmbys në zemërimin e tij.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Job 9:6|
									Ai e tund dheun nga vendi i tij, dhe kollonat e tij dridhen.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Job 9:7|
									Urdhëron diellin, dhe ai nuk lind, dhe vulos yjet.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Job 9:8|
									I vetëm shpalos qiejt dhe ecën mbi valët e larta të detit.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Job 9:9|
									Ka bërë Arushën dhe Orionin, Plejadat dhe krahinat e jugut.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Job 9:10|
									Ai bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të hetohen, po, mrekulli të panumërta.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18