- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Job 9:11|
									Ja, më kalon afër dhe nuk e shoh, kalon tutje dhe nuk e kuptoj.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Job 9:12|
									Ja, ai kap gjahun dhe kush mund t´ia rimarrë? Kush mund t´i thotë: "Çfarë po bën?".									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Job 9:13|
									Perëndia nuk e tërheq zemërimin e tij; poshtë tij përkulen ndihmësit e Rahabit.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Job 9:14|
									Si mund t´i përgjigjem, pra, dhe të zgjedh fjalët e mia për të diskutuar me të?									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Job 9:15|
									Edhe sikur të kisha të drejtë, nuk do të kisha mundësi t´i përgjigjem, por do t´i kërkoja mëshirë gjyqtarit tim.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Job 9:16|
									Në rast se unë e thërres dhe ai më përgjigjet, nuk mund të besoj akoma se e ka dëgjuar zërin tim,									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Job 9:17|
									ai, që më godet me furtunën, dhe i shumëzon plagët e mia pa shkak.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Job 9:18|
									Nuk më lë të marr frymë, përkundrazi më mbush me hidhërime.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Job 9:19|
									Edhe në qoftë se bëhet fjalë për forcën, ja, ai është i fuqishëm; por sa për gjykimin, kush do të më caktojë një ditë për t´u paraqitur?									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Job 9:20|
									Edhe sikur të isha i drejtë, vetë të folurit tim do të më dënonte; edhe sikur të isha i ndershëm, ai do të provonte se jam i çoroditur.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18