-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Job 11:11|
Sepse ai i njeh njerëzit e rremë; e sheh padrejtësinë dhe e kqyr.
-
12
|Job 11:12|
Njeriu i pamend do të bëhet i urtë, kur kërriçi i gomares së egër të bëhet njeri.
-
13
|Job 11:13|
Në rast se e përgatit zemrën tënde dhe shtrin ndaj saj duart e tua,
-
14
|Job 11:14|
në rast se largon padrejtësinë që është në duart e tua dhe nuk lejon që çoroditja të zërë vend në çadrat e tua,
-
15
|Job 11:15|
atëherë do të mund të lartosh ballin tënd pa njollë, do të jesh i patundur dhe nuk do të kesh frikë,
-
16
|Job 11:16|
sepse do të harrosh hallet e tua, do t´i kujtosh si uji që ka rrjedhur;
-
17
|Job 11:17|
jeta jote do të jetë më e ndritur se mesdita, edhe errësira për ty do të ishte si mëngjesi.
-
18
|Job 11:18|
Do të jesh i sigurt sepse ka shpresë; do të shikosh rreth e qark dhe do të pushosh në siguri.
-
19
|Job 11:19|
Do të biesh të flesh dhe nuk do të ketë njeri që të të trembë dhe shumë persona do të kërkojnë favorin tënd.
-
20
|Job 11:20|
Por sytë e të pabesëve do të treten; çdo shpëtim do t´u pritet, dhe shpresa e tyre do të jetë grahma e fundit".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Hebreos 1-3