-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Job 13:1|
"Ja, tërë këtë syri im e pa dhe veshi im e dëgjoi dhe e kuptoi.
-
2
|Job 13:2|
Atë që ju dini e di edhe unë; nuk vij pas jush.
-
3
|Job 13:3|
Por do të dëshiroja të flas me të Plotfuqishmin, do të më pëlqente të diskutoja me Perëndinë;
-
4
|Job 13:4|
sepse ju jeni trillues gënjeshtrash, jeni të gjithë mjekë pa asnjë vlerë.
-
5
|Job 13:5|
Oh, sikur të heshtnit fare, kjo do të ishte dituria juaj.
-
6
|Job 13:6|
Dëgjoni tani mbrojtjen time dhe vini re deklaratat e buzëve të mia.
-
7
|Job 13:7|
A doni vallë të flisni në mënyrë të mbrapshtë në mbrotje të Perëndisë dhe të flisni në favor të tij me mashtrime?
-
8
|Job 13:8|
A doni të përdorni anësi me të ose të mbroni një kauzë të Perëndisë?
-
9
|Job 13:9|
Do të ishte më mirë për ju që ai t´ju hetonte, apo talleni me të ashtu si talleni me një njeri?
-
10
|Job 13:10|
Me siguri ai do t´ju qortojë, në rast se fshehurazi veproni me anësi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Hebreos 4-6