-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Job 20:21|
Asgjë nuk do t´i shpëtojë pangopësisë së tij, prandaj mirëqënia e tij nuk do të zgjasë.
-
22
|Job 20:22|
Kur të jetë në kulmin e bollëkut do të gjendet ngushtë; dora e të gjithë atyre që vuajnë do të ngrihet kundër tij.
-
23
|Job 20:23|
Kur të jetë bërë gati për të mbushur barkun, Perëndia do të dërgojë mbi të zjarrin e zemërimit të tij, që do të bjerë mbi të kur të jetë duke ngrënë.
-
24
|Job 20:24|
Ai mund të shpëtojë nga një armë prej hekuri, por atë do ta shpojë një hark prej bronzi.
-
25
|Job 20:25|
Nxirret shigjeta që del nga trupi i tij, maja e shndritshme del nga vreri i tij, atë e pushton tmerri.
-
26
|Job 20:26|
Errësirë e plotë është caktuar për thesaret e tij; do ta konsumojë një zjarr jo i nxitur; ata që kanë mbetur në çadrën e tij do të jenë në ankth.
-
27
|Job 20:27|
Qielli do të zbulojë paudhësinë e tij dhe toka do të ngrihet kundër tij.
-
28
|Job 20:28|
Të ardhurat e shtëpisë së tij do t´i merren, do t´i marrin në ditën e zemërimit të tij.
-
29
|Job 20:29|
Ky është fati që Perëndia i cakton njeriut të keq, trashëgimi që i është dhënë nga Perëndia.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Hebreos 1-3