- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Job 37:1|
									Prandaj zemra ime dridhet dhe brof jashtë vendit të saj.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Job 37:2|
									Dëgjoni me vëmendje shungullimën e zërit të saj, gjëmimin që del nga goja e saj!									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Job 37:3|
									Ai lëshon vetëtimën e tij nën gjithë qiellin dhe deri në skajet e tokës.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Job 37:4|
									Prapa tij një zë vrumbullon; ai gjëmon me zërin e tij madhështor; ai nuk i përmban kur dëgjohet zëri i tij.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Job 37:5|
									Perëndia gjëmon në mënyrë të mrekullueshme me zërin e tij dhe bën gjëra të mëdha që nuk mund t´i kuptojmë.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Job 37:6|
									I thotë në fakt borës: "Bjerë mbi tokë", ia thotë si shirave të lehta ashtu dhe shirave të rrebeshta.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Job 37:7|
									Ai ndal dorën e çdo njeriu, me qëllim që të gjithë vdekatarët të mund të njohin veprat e tij.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Job 37:8|
									Bishat hyjnë në strukat e tyre dhe rrinë në strofkat e tyre.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Job 37:9|
									Nga vendet më të largëta të jugut vjen stuhia dhe të ftohtit nga erërat e acarta të veriut.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Job 37:10|
									Me frymën e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18