- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Job 41:11|
									Kush më ka bërë një shërbim i pari që unë duhet ta shpërblej? Çdo gjë nën qiejt është imja.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Job 41:12|
									Nuk do t´i kaloj në heshtje gjymtyrët e tij, forcën e tij të madhe dhe bukurinë e armaturës së tij.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Job 41:13|
									Kush mund ta zhveshë nga parzmorja e tij dhe kush mund t´i afrohet me një fre të dyfishtë?									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Job 41:14|
									Kush mund të hapë portat e gojës së tij, e rrethuar siç është nga tmerri i dhëmbëve të tij?									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Job 41:15|
									Shumë të bukura janë rreshtat e mburojave të tij, të salduara fort si prej një vule.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Job 41:16|
									Ato janë aq afër njëra-tjetrës sa nuk kalon as ajri midis tyre.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Job 41:17|
									Janë të ngjitura njëra me tjetrën, të bashkuara fort midis tyre, dhe nuk mund të ndahen.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Job 41:18|
									Teshtimat e tij japin shkreptima drite dhe sytë e tij janë si qepallat e agimit.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Job 41:19|
									Nga goja e tij dalin flakë, dalin shkëndija zjarri.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Job 41:20|
									Nga flegrat e hundës së tij del tym, si nga një enë që vlon ose nga një kazan.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18