- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Job 42:1|
									Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe tha:									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Job 42:2|
									"E pranoj që mund të bësh gjithçka, dhe që asnjë nga planet e tua nuk mund të pengohet.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Job 42:3|
									Kush është ai që, pa pasur gjykim, errëson mendjen tënde? Prandaj thashë gjëra që nuk i kuptoja, gjëra shumë të larta për mua që nuk i njihja.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Job 42:4|
									Dëgjomë, pra, dhe unë do të flas; unë do të të bëj pyetje dhe ti do të më përgjigjesh.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Job 42:5|
									Veshi im kishte dëgjuar të flitej për ty por tani syri im të sheh.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Job 42:6|
									Prandaj ndjej neveri ndaj vetes dhe pendohem mbi pluhurin dhe hirin".									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Job 42:7|
									Mbas këtyre fjalëve që Zoti i drejtoi Jobit, Zoti i tha Elifazit nga Temani: "Zemërimi im u ndez kundër teje dhe kundër dy miqve të tu, sepse nuk keni folur drejt për mua, ashtu si ka bërë shërbëtori im Job.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Job 42:8|
									Tani, pra, merrni me vete shtatë dema dhe shtatë desh, shkoni te shërbëtori im Job dhe ofroni një olokaust për veten tuaj. Dhe shërbëtori im Jobi do të lutet për ju; dhe kështu për respektin që kam  për të nuk do t´ju trajtoj sipas marrëzisë  suaj, sepse nuk keni folur drejt për mua, si ka bërë shërbëtori im Job".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Job 42:9|
									Elifazi nga Temani, Bildadi nga Shuahu dhe Tsofari nga Naamathi shkuan dhe vepruan ashtu si kishte urdhëruar Zoti; dhe Zoti tregoi kujdes për Jobin.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Job 42:10|
									Mbasi Jobi u lut për miqtë e tij, Zoti e ktheu në gjendjen e mëparshme; kështu Zoti i dha Jobit dyfishin e tërë atyre që kishte zotëruar.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18