-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
8
|Job 42:8|
Tani, pra, merrni me vete shtatë dema dhe shtatë desh, shkoni te shërbëtori im Job dhe ofroni një olokaust për veten tuaj. Dhe shërbëtori im Jobi do të lutet për ju; dhe kështu për respektin që kam për të nuk do t´ju trajtoj sipas marrëzisë suaj, sepse nuk keni folur drejt për mua, si ka bërë shërbëtori im Job".
-
9
|Job 42:9|
Elifazi nga Temani, Bildadi nga Shuahu dhe Tsofari nga Naamathi shkuan dhe vepruan ashtu si kishte urdhëruar Zoti; dhe Zoti tregoi kujdes për Jobin.
-
10
|Job 42:10|
Mbasi Jobi u lut për miqtë e tij, Zoti e ktheu në gjendjen e mëparshme; kështu Zoti i dha Jobit dyfishin e tërë atyre që kishte zotëruar.
-
11
|Job 42:11|
Tërë vëllezërit e tij, tërë motrat e tij dhe tërë të njohurit e tij të mëparshëm erdhën ta takonin; hëngrën bashkë me të në shtëpinë e tij; i dhanë zemër dhe e ngushëlluan për të gjitha fatkeqësitë që Zoti kishte dërguar mbi të; pastaj secili prej tyre i dha një monedhë argjendi dhe një unazë ari.
-
12
|Job 42:12|
Zoti i bekoi vitet e fundit të Jobit më tepër se vitet e para, sepse ai pati katërmbëdhjetë mijë dele, gjashtë mijë deve, një mijë pendë qe dhe një mijë gomarë.
-
13
|Job 42:13|
Pati gjithashtu shtatë bij dhe tri bija;
-
14
|Job 42:14|
e quajti të parën Jemimah, të dytën Ketsiah dhe të tretën Keren-Hapuk.
-
15
|Job 42:15|
Në tërë vendin nuk kishte gra aq të bukura sa bijat e Jobit; dhe i ati u la atyre një trashëgimi midis vëllezërve të tyre.
-
16
|Job 42:16|
Mbas kësaj Jobi jetoi njëqind e dyzet vjet dhe i pa bijtë e tij dhe bijtë e bijve të tij për katër breza.
-
17
|Job 42:17|
Pastaj Jobi vdiq plak dhe i ngopur me ditë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Filipenses 1-4