-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Lucas 23:1|
Atëherë u ngrit gjithë asambleja dhe e çuan te Pilati.
-
2
|Lucas 23:2|
Dhe filluan ta paditin duke thënë: "Këtë ne e gjetëm që përmbyste kombin tonë dhe ndalonte t´i jepeshin taksa Cezarit, duke u vetëquajtur një mbret, Krishti'.
-
3
|Lucas 23:3|
Atëherë Pilati e pyeti duke thënë: "A je ti mbreti i Judenjve?'. Dhe Jezusi iu përgjigj dhe tha: "Ti po thua'.
-
4
|Lucas 23:4|
Pilati u tha atëherë krerëve të priftërinjve dhe popullit: "Unë nuk po gjej asnjë faj te ky njeri'.
-
5
|Lucas 23:5|
Por ata ngulnin këmbë, duke thënë: "Ai po ngre popullin në kryengritje duke mësuar në mbarë Judenë, që nga Galilea e deri këtu'.
-
6
|Lucas 23:6|
Atëherë Pilati, kur dëgjoi se u fol për Galilenë, pyeti në se ai njeri ishte Galileas.
-
7
|Lucas 23:7|
Dhe kur mori vesh se ai i takonte juridiksionit të Herodit, e dërgoi te Herodi, i cili, ndër ato ditë, ndodhej edhe ai në Jeruzalem.
-
8
|Lucas 23:8|
Kur Herodi pa Jezusin, u gëzua shumë; prej shumë kohësh ai donte ta shihte, sepse kishte dëgjuar shumë për të dhe shpresonte të shihte ndonjë mrekulli të kryer prej tij.
-
9
|Lucas 23:9|
Ai i drejtoi shumë pyetje, por Jezusi nuk u përgjigj fare.
-
10
|Lucas 23:10|
Ndërkaq krerët e priftërinjve dhe skribët rrinin aty dhe e paditnin me furi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7