-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Lucas 23:21|
Por ata bërtitnin duke thënë: "Kryqëzoje!'.
-
22
|Lucas 23:22|
Për të tretën herë ai u tha atyre: "Po ç´të keqe bëri ky? Unë nuk gjeta në të asnjë faj që të meritojë vdekjen. Prandaj, pasi ta fshikullojnë, do ta lëshoj'.
-
23
|Lucas 23:23|
Por ata ngulnin këmbë me britma te mëdha duke kërkuar që ta kryqëzonin; dhe britmat e tyre dhe të krerëve të priftërinjve u bënë mbisunduese.
-
24
|Lucas 23:24|
Atëherë Pilat vendosi që të bëhej çka ata kërkonin.
-
25
|Lucas 23:25|
Dhe ua lëshoi atë që qe burgosur për trazirë dhe vrasje dhe që ata e kishin kërkuar; dhe Jezusin ia dorëzoi vullnetit të tyre.
-
26
|Lucas 23:26|
Ndërsa po e çonin, kapën njëfarë Simoni nga Kirena, që po kthehej nga fusha, e ngarkuan me kryqin që ta mbarte pas Jezusit.
-
27
|Lucas 23:27|
Dhe e ndiqte një turmë e madhe populli dhe disa gra që hidhëroheshin dhe vajtonin për të.
-
28
|Lucas 23:28|
Por Jezusi u kthye nga ato dhe u tha: "O bija të Jeruzalemit, mos qani për mua, por qani për veten tuaj dhe për fëmijët tuaj.
-
29
|Lucas 23:29|
Sepse ja, do të vijnë ditët kur do të thuhet: "Lum gratë shterpe dhe lum barqet që nuk kanë pjellë dhe gjinjtë që nuk kanë mëndur!".
-
30
|Lucas 23:30|
Atëherë do të fillojnë t´u thonë maleve: "Bini përmbi ne!", dhe kodrave: "Na mbuloni!".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7