-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Lucas 23:11|
Atëherë Herodi, me ushtarët e vet, mbasi e fyu dhe e talli, e veshi me një rrobe të shkëlqyeshme dhe ia riktheu Pilatit.
-
12
|Lucas 23:12|
Atë ditë Herodi dhe Pilati u bënë miq me njëri-tjetrin, ndërsa më parë ishin armiq.
-
13
|Lucas 23:13|
Atëherë Pilati, mblodhi krerët e priftërinjve, kryetarët dhe popullin,
-
14
|Lucas 23:14|
dhe u tha atyre: "Ju më prutë këtë njeri si çoroditës të popullit; dhe ja, unë, pasi e hetova para jush, nuk kam gjetur tek ai asnjë nga fajet për të cilat ju e paditni,
-
15
|Lucas 23:15|
dhe as Herodi, sepse na e ktheu përsëri te ne; në fakt ai s´ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen.
-
16
|Lucas 23:16|
Prandaj, pasi ta fshikullojnë, do ta lëshoj'.
-
17
|Lucas 23:17|
Tani me rastin e festës së Pashkës qeveritari duhet të lironte dikë.
-
18
|Lucas 23:18|
Por ata, të gjithë njëzeri, bërtitën duke thënë: "Vraje këtë dhe na liro Barabën'.
-
19
|Lucas 23:19|
Ky ishte hedhur në burg për një trazirë të bërë në qytet dhe për vrasje.
-
20
|Lucas 23:20|
Prandaj Pilati, duke dashur të lëshojë Jezusin, u foli përsëri.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 15-16