-
-
Bibla Shqiptare
-
-
41
|Lucas 23:41|
Në realitet, ne me të drejtë jemi dënuar, sepse po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi kryer, ndërsa ky nuk ka bërë asnjë të keqe'.
-
42
|Lucas 23:42|
Pastaj i tha Jezusit: "Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde'.
-
43
|Lucas 23:43|
Atëherë Jezusi i tha: "Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë'.
-
44
|Lucas 23:44|
Ishte afërsisht ora e gjashtë dhe errësira e mbuloi gjithë vendin deri në orën e nëntë.
-
45
|Lucas 23:45|
Dielli u err dhe perdja e tempullit u nda në mes.
-
46
|Lucas 23:46|
Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: "O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!'. Dhe, si tha këto, dha fryma.
-
47
|Lucas 23:47|
Atëherë centurioni, kur pa ç´ndodhi, përlëvdoi Perëndinë duke thënë: "Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!'.
-
48
|Lucas 23:48|
Dhe gjithë turma, që ishte mbledhur për të parë ç´po ndodhte, kur e pa këtë, u kthye duke rrahur kraharorin.
-
49
|Lucas 23:49|
Të gjithë të njohurit e tij dhe gratë që e kishin ndjekur që nga Galilea qendronin larg, duke parë këto gjëra.
-
50
|Lucas 23:50|
Tani ishte një burrë me emër Jozef, që ishte anëtar i sinedrit, njeri i drejtë dhe i mirë;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7