-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Lucas 14:31|
Ose cili mbret, kur niset të luftojë kundër një mbreti tjetër, nuk ulet më parë të gjykojë në se mund ta përballojë me dhjetë mijë atë që po i vjen kundër me njëzet mijë?
-
32
|Lucas 14:32|
Në mos, ndërsa ai është ende larg, i dërgon një delegacion për të biseduar për paqe.
-
33
|Lucas 14:33|
Kështu, pra, secili nga ju që nuk heq dorë nga të gjitha ato që ka, nuk mund të jetë dishepulli im.
-
34
|Lucas 14:34|
Kripa është e mirë, por nëse kripa bëhët e amësht, me se do të mund t´i kthehet shija?
-
35
|Lucas 14:35|
Ajo nuk vlen as për tokë, as për pleh, por hidhet tutje. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë'.
-
1
|Lucas 15:1|
Pastaj të gjithë tagrambledhësit dhe mëkatarët i afroheshin për ta dëgjuar.
-
2
|Lucas 15:2|
Dhe farisenjtë dhe skribët murmuritnin duke thënë: "Ky i pranon mëkatarët dhe ha bashkë me ta'.
-
3
|Lucas 15:3|
Atëherë ai u tha këtë shëmbëlltyrë:
-
4
|Lucas 15:4|
'Cili njeri prej jush, që ka njëqind dele dhe një prej tyre t´i humbasë, nuk i lë të nëntëdhjetë e nëntat në shkretirë dhe nuk shkon pas asaj që humbi deri sa ta gjejë?
-
5
|Lucas 15:5|
Dhe, kur e gjen, e merr mbi supe gjithë gaz;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7