-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Lucas 14:1|
Dhe ndodhi që një ditë të shtunë, kur ai hyri në shtëpinë e një kryetari të farisenjve për të ngrënë bukë, ata po e përgjonin;
-
2
|Lucas 14:2|
dhe ja, para tij ishte një njeri hidropik.
-
3
|Lucas 14:3|
Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur mësuesve të ligjit dhe farisenjve, tha: "A është e lejueshme të shërosh ditën e shtunë?'.
-
4
|Lucas 14:4|
Por ata heshtën. Atëherë ai e mori për dore atë, e shëroi dhe e nisi të shkojë.
-
5
|Lucas 14:5|
Pastaj, duke iu përgjigjur atyre, tha: "Cili nga ju, po t´i bjerë gomari i vet ose kau në një pus, nuk e nxjerr menjëherë jashtë ditën e shtunë?'.
-
6
|Lucas 14:6|
Por ata nuk mund të përgjigjeshin asgje për këto gjëra.
-
7
|Lucas 14:7|
Dhe, duke vënë re se ata zgjidhnin vendet e para në tryezë, Jezusi u thoshte atyre këtë shëmbëlltyrë duke thënë:
-
8
|Lucas 14:8|
'Kur je ftuar në dasmë, mos u ul në krye të vendit, sepse ai njeri mund të ketë ftuar një tjetër që është më i rëndësishëm se ti,
-
9
|Lucas 14:9|
dhe ai që të ftoi ty dhe atë të të mos vijë e të thotë: "Lëshoja vendin këtij". Dhe atëherë ti, plot turp, do të shkosh të zësh vendin e fundit.
-
10
|Lucas 14:10|
Por, kur je ftuar, shko e rri në vendin e fundit që, kur të vijë ai që të ka ftuar, të thotë: "O mik, ngjitu më lart". Atëherë do të jesh i nderuar përpara atyre që janë në tryezë bashkë me ty.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Gálatas 1-3